Policia në Pejë ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi tre prej tyre në rrjetet sociale kishin postuar fotografi me armë zjarri.
“Lidhur me rastin është bërë bastisje e shtëpisë së të dyshuarve, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 35 fishek, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tre tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.