Patrulla e policisë në Istog, është sulmuar nga katër persona.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se në momentin e sulmit, policia ishte duke i kryer detyrat e tyre për t’i larguar automjetet që janë parkuar në vende të gabuara.
“Rasti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve. Të dyshuarit e kishin parkuar autobusin në vend të gabuar dhe pasi që ishin urdhëruar nga policët që ta largojnë, kishin filluar t’i sulmojnë policët”, tha ai.
Tutje theksoi se autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat adekuate për t’i arrestuar katër personat e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.