Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që tentuan të vidhnin në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Të dyshuarit janë një 25 vjeçar nga Maroku dhe një 30 vjeçar, shtetas i Palestinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.
Të dyshuarit kishin depërtuar me forcë në market.
Informatat e shpejta nga rojet e sigurisë kanë mundësuar reagimin efikas të policisë, të cilët i kanë kapur në flagrancë dy persoant e dyshuar, njofton Policia e Kosovës përcjell Klan Kosova.
“Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë në tentativë Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim vedhje në një market në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë”.
“Informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit”.
“Personat e dyshuar: T. O, mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është inicuar rast për veprën vjedhje e rëndë në tentativë”.