Arrestohen pesë persona të dyshuar gjatë një operacioni policor për ‘armëmbajtje pa leje’
Janë arrestuar pesë persona gjatë një aksioni policor për “armëmbajtje pa leje” që u zhvillua të martën në Shtime, Lipjan dhe Drenas.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda zhvilloi aksionin nën dyshimin se të dyshuarit u përfshinë në import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.
Në pesë lokacione, janë gjetur;
• 1 AK-47,
• 1 pushkë e gjatë me dylbi,
• 1 pushkë e gjuetisë,
• 1 revole,
• 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• 8 fishekë me gaz,
• 2 pushkë ajrore,
• 5 telefona.