Policia e Los Angeles ka arrestuar pesë persona në lidhje me vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.
Tre nga pesë të arrestuarit – James Jackson, 18 vjeç, Jaylin White, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 – dyshohet se ishin të përfshirë në grabitjen e qenve, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles.
Kjo pasi në shkurt sulmuesit qëlluan me armë zjarri kujdestarin e tyre, Ryan Fischer dhe morën dy qentë e artistes, Koji e Gustav.
Hetuesit po ashtu nuk besojnë se grabitësit e dinin se qentë i përkisnin yllit të muzikës pop.
Ata thanë se motivi për grabitjen ishte vlera e bulldogëve francezë që mund të shkojë në mijëra dollarë.