Arrestohen pesë të dyshuar në Gjilan, depërtuan me forcë në një shtëpi – vodhën gjësende të ndryshme

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit dyshohet se ditë më parë kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjësendet me vlerë i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Gjilan / 26.04.2026 – 11:23. Janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ditë më parë dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme