Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, dy emrat e shumëpërfolur në videon e ashtuquajtur të fajdeve, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Burimet e Metros brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se pas një operacioni dhe hetimi të gjërë pas publikimeve të disa video dhe dokumente nga mediat, janë arrestuar Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.
Hashimi dhe Rexhepi po dyshohen për mashtrim dhe fajde ndaj biznesmenit Faton Dalladaku.
Dy të fundit madje kanë shfrytëzuar emrin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti për të kërkuar para mga biznesmeni Dalladaku.