Dy shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm dhe arratisur dy ditë më parë (18 korrik 2019) nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë janë vënë në pranga.
Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.
Sikurse raportojnë mediet greke mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës (16 korrik), kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit, shkruan oranews.