Pas hetimeve të zhvilluara, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin “Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.
“Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare,me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën ,,Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.
Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale,ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje”, njofton Policia.
Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës “Sony”.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.