Arrestohen të dyshuarit që kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

| 06 Dhj 2018 | 12:08 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit Sllobodan Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviq, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosje’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, më 03 dhjetor 2018, në oborrin e kishës ortodokse, në fshatin Gërnqar, të dyshuarit kanë kanosur seriozisht me fjalë kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, në atë mënyrë që derisa ai kishte shkuar në kishë, i dyshuari Sllobodan Jovanoviq, në gjendje të dehur dhe në prezencë të policisë, fillimisht e fyen, pastaj edhe e kanos me fjalë se do ta mbys, me ç’rast aty ndërhyn edhe i dyshuari tjetër, i cili po ashtu e fyen dhe kërcënon me fjalë të dëmtuarin”, njoftohet nga Prokuroria.

Të njëjtit kanë ndërmarrë këto veprime, me pretekst se i dëmtuari e kishte larguar nga puna dhe i kishte ndërprerë asistencën sociale të pandehurit Sllobodan Jovanoviq.

Gjithashtu, brenda afatit ligjor, me qëllim të sigurimit të të pandehurve në procedurë penale, ndaj tyre është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, në Gjykatën kompentente në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme