Arrestohen tetë shtetas çekë, planifikuan ngritjen e dronit mbi stadium me mbishkrim “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës se djeshme rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë –Prevallë, nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në të cila ishin tetë persona, transmeton Ekonomia Online.

Gjatë kontrollimit, në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim ,,Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim ,,Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje, 1 shufër hekuri dhe 1 dron.

Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj-Sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit,me urdhër të tij , janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt.

Nga njësiti i migrimit , personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme.

Për çdo informatë shtesë do të njoftoheni me kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme