Tetë të dyshuar janë arrestuar dje në Pejë, për veprën penale organizim i skemave piramidale.
Nga policia thonë se pos arrestimit janë kontrolluar disa subjekte afariste nga Njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit te asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektoret komunal.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.