Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Prishtinë, dhe një person tjetër në Fushë Kosovë.
Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovar dhe një femër, shtetase e Shqipërisë nën dyshimin për mundësim apo detyrim prostitucioni.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.