Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të të shtënave me armë zjarri në disa ahengje familjare. Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, e një në Podujevë.
Më poshtë gjeni detaje për tri rastet, që ka dhënë Policia në raportin 4 orësh.
POSEDIM ILEGAL I ARMËS
Rr. Xheladin Rekaliu, Podujevë 25.08.2022 – 10:55. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë, 8 gëzhoja dhe 2 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.