Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Ferizaj nën dyshimin për vjedhje dhe pengim të zyrtarëve policor, raporton Ekonomia Online.

“Më datën 21.11.2024 rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy raste të ndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës
58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ‘’12 Qershori ‘’ në Ferizaj e kanë arrestuar , ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë : E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit, sipas njoftimit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat : E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Të ngjashme