Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohen për vjedhje të rënda

Prishtinë | 03 Kor 2025 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar më 2 korrik, pasi ditëve të fundit, të njëjtit dyshohet se kanё kryer disa vjedhje tё rёnda në Pejë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nё koordinim me Prokurorin e Shtetit,janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar.

Në vendbanimet në fjalë janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt.

Të ngjashme