Në fshatin Sllatinë e Epërme janë arrestuar tre persona ,pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar 4 qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gramë, një qese e vogël me kokainë, një grinder, dy pako me rizlla si dhe një bankënotë prej 500 €.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.