Arrestohen tre persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Me datën 13.10.2024, rreth orës 00:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’ Fatmir Kërqeli’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor , ku tre persona kanë sulmuar dy persona tjerë , duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Policët e rendit menjëhërë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar : E.F ( M/K) i moshës 19 vjeçar,  dhe A.F ( M/K), i moshës 18 vjeçar dhe  E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshaurit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Të ngjashme