Lidhur me rastin e ndodhur të mërkurën, Policia sot ka arrestuar tre persona të moshës së mitur.
Të dyshuarit janë dërguar në Policinë Rajonale të Ferizajt, në Sektorin Rajonal të Hetimeve, me ç’rast janë intervistuar nga Prokurori e me vendim të këtij të fundit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, raporton Ekonomia Online.
Kujtojmë se, të mërkurën Policia e Stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informatë se në objektin e Gjykatës Themelore-dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie, zjarri ishte lokalizuar dhe shuar, si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj Gjykate.