Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje në tentativë.
Ngjarja kishte ndodhur të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.
Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.
Të tre të dyshuarit;
B. GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
E. T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë.