Arrestohen tre shtetas malazezë në Deçan, në veturë kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona më Deçan, nën dyshimin se në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT- Deçan / 24.11.2024 – 10:00. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Malit të Zi pasi që të njëjtit në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme