Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar tre persona, prej tyre një i mitur dhe dy femra shtetas të Turqisë.
Të njëjtit janë arrestuar pasi që kanë prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Rastet sipas raportit:
ANP ‘Adem Jashari’ 15.11.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.
ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.
ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase Turqisë, pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.