Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet Ekonomike ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Post Telekomit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj, Denis Ceman e Kreshnik Musliu.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por duke mos dhënë detaje.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Ekonomia Online.