Një 22-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Arrestimi i të riut me inicialet A. D. u bë në Kamëz, pas denoncimit nga familjarët e vajzës në komisariatin numër katër.
“22 vjeçari, banues ne fshatin Resk, Kukës, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur”, thotë policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.