Një 22-vjeçar kosovar me inicialet K.H. është arrestuar në Muriqan të Shqipërisë pasi i janë gjetur lëndë narkotike në veturë.
Ndërsa edhe një 21 vjeçar nga Kosova që ndodhej në veturë është duke u ndjekur penalisht.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.