Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet për tentim vrasjen më 23 prill në Emshir

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar i dyshuari V.S për plagosjen e N.K që kishte ndodhur me 23 prill në lagjen Emshir të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se 28 vjeçari V.S është dënuar në mbajtje për 48 orë.

“Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi. Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme