Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë në Morinë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar, i cili dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin me municion luftarak dhe disa armë të ftohta në automjet.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kukësit, gjatë kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive kriminale ndërkufitare, automjeti me drejtues shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në hyrje të territorit shqiptar.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik të ngjashëm me atë të policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sendet e paligjshme dhe automjeti.

39-vjeçari u arrestua për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të ngjashme