Policia ka arrestuar një 40-vjeçar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në një park në Prishtinë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.