Arrestohet 44 vjeçari në Elbasan, policia i gjeti në banesë një arsenal armësh

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Operacioni policor i koduar “Krali”, çoi në arrestimin e një 44-vjeçari në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh.

Në një njoftim për mediat, policia tha se shtetasit me incialet G.D., banues në lagjen “Visarion Xhuavani”, iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44-vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë”, citohet nga njoftimi, shkruan Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Policia thotë se provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Po ashtu, po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi, nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të ngjashme