Aktori amerikan, Jussie Smollet është arrestuar në Chikago.
Ai akuzohet se ka mbushur një raport të rremë në polici, shkruan BBC.
Ylli i Empire ka thënë se ka qenë subjekt i një sulmi homofobik dhe racist nga dy burra në muajin janar.
Policia ka hetuar aktorin 36 vjeçar i cili ka paguar dy vëllezër nigerianë që ta kryejnë sulmin.
Ata të dy janë bashkëpunues në hetim, kanë raportuar mediat amerikane.
Avokatët e aktorit nuk kanë bërë ende ndonjë koment. Të mërkurën ata thanë se do të ndërmerrnin masa të ashpra të mbrojtjes.