Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj i cili dy javë më parë kishte sinjalizuar keqpërdorimin seksual të nxënëses nga Drenasi.
Lajmin për arrestim e ka bërë të ditur vet Halitaj me anë të një postimi në Facebook.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së. Që i dhanë dëshmi i gazetares së KTV-së, lidhur me privatësinë e rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar ai.
Më 5 shkurt, u raportua në media rasti se një e mitur ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj e pastaj edhe nga polici hetues.