Arrestohet Besim Zeqiri “Kaça”, i dyshuar për kontrabandë të vazhdueshme në veri

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin i njohur me nofkën “Kaça”, i cili dyshohet se është një nga personat kryesor të kontrabandës nga Serbia në Kosovë, respektivisht në veri.

Kështu bëhet e ditur nga burimet e Portalit Dukagjini, të cilat mësojnë se ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, ku Zeqiri bashkë me katër serbë dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës.

Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe të dyshuarve për kontrabandim në veri
Ndryshe, për këtë çështje janë arrestuar edhe katër serbë nga Policia e Kosovës në afërsi të Çeçevës së Zubin Potokut, nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë.

Një tjetër, sipas burimeve të Portalit Dukagjini, është akoma në kërkim dhe se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar.

Të ngjashme