Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me gruan, dyshohet se e ka fyer dhe kanosur atë.
Rasti sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur pasi i dyshuari i ka kërkuar viktimës para, ndërsa kjo e fundit nuk i ka dhënë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.