Policia raporton se dje në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka shtënë me armë zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në ajër në një distancë larg nga tre viktimat meshkuj K/Shqiptar”.
“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa nga i njëjti është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.