Arrestohet dhëndri që e vrau vjehrrin në Prishtinë

| 01 Dhj 2023 | 12:39 | Nga

Është arrestuar Edon Bujupi, personi i cili vrau vjehrrin e tij, Ali Kosova, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, më 29 nëntor.

Bujupi po dyshohet se ka therur me thikë babanë e gruas, 52-vjeçar, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur të ju bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Të ngjashme