Policia e Kosovës ka arrestuar sot Armir Osmanin si të dyshuar për rrëmbimm, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge.
Jepi zë ka mësuar se personi i arrestuar është Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit i njohur si Curri, familjar i presidentes, Vjosa Osmani.Arrestimi është bërë në lagjen Pejton në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar substancë narkotike të llojit kokainë si dhe 12 mijë euro.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge.Në koordinim me prokurorin e shtetit – Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.
Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, nga ana e hetuesve janë gjetur dhe sekuestruar.-një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, si dhe – para të gatshme mbi 12.000 euro (dymbëdhjetë mijë euro) të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale. Personi i dyshuar: -A.O, (mashkull), 21 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.