Arrestohet djali në Pejë, Policia njofton se ushtroi dhunë psiqike ndaj prindërve

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Policisë, konflikti ka nisur pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa i dyshuari ka dëmtuar edhe disa orendi shtëpiake.

Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme