Arrestohet dy pejanë që keqpërdorën seksualisht një femër

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se kanë dhunuar një femër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar një femër, shkruan lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme