Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është lokalizuar dhe më pas është arrestuar.
“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestaur”, ka thënë ai.
Ndërkohë, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilave nuk ka arritur t’u mbijetojë.