Një e mitur është arrestuar të hënën në Pejë, pasi dyshohet se kishte tentuar të sulmonte me thikë një të mitur tjetër.
Policia e Kosovës njoftoi se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar më pas në procedurë të rregullt .
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje dhe sulm”.
Pejë 23.12.2024-10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.