Arrestohet edhe një person për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se tek qendra ” Village Shopping & Fun”  në Ferizaj një veturë ishte kapluar nga zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit dhe hetusit rajonal, të cilët kanë mësuar se një veturë me targa vendore ishte kapluar nga zjarri,  ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin .
Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro.

Pas një pune intenzive hetimore në terren, shikimit të kamerave të sigurisë , fillimisht hetuesit rajonal kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar : M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar dhe A.Z ( M/K) i moshës 17 vjeçar, të cilët me datë 25.10.2024, rreth orës 15:40 u arrestuan dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve pasi ishin intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit u ndaluan në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore. Gjithashtu ishte sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrëvënies.

Kurse në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrëvënies së veturës, i cili  me datën 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi. I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj. i cili është intervistuar ne prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryejnë zjarrëvënie të veturës në Ferizaj. 

Me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Të ngjashme