Arrestohet edhe një person si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar mbrëmë një person me inicialet M.M., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të  KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ sipas nenit 179 paragrafi 1.9,  të KPRK-së, në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit  e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit  2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes,  edhe pse ka pasur Urdhërarrest në fuqi, dhe më datë 19.10.2022, në orët e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdoj pa pengesa.      

Të ngjashme