Arrestohet edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar edukatorja e një çerdheje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmijës njëvjeçar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se ajo është dërguar në mbajtje.

“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.

Të ngjashme