Një edukatore në Pejë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Policia, nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se ndalimi është bërë me kërkesë të prokurorit të shtetit.
Rasti është në trajtim nga organet kompetente.
“Një edukatore në Pejë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me kërkesë të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë”, ka thënë ai.