Arrestohet farmacisti në Rahovec, shiste barna me çmim të lartë

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, i cili ka shitur medikamente me çmime të larta. Të njëjtit, iu janë konfiskuar paketimet me medikamente të ndryshme, raporton Ekonomia Online

“Është raportuar se gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Të ngjashme