Arrestohet Fisnik Qenaj, ishte shpallur person në kërkim

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka njoftuar arrestimin e Fisnik Qenajt.

I njëjti ishte shpallur me 15 gusht nga Policia e Kosovës si person në kërkim.

Qenaj ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor”.

“Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme