Mbrëmë është arrestuar Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë.
Kështu njofton Policia e Kosovës, ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Në konflikt u përfshinë dy grupe, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy tjerë të plagosur.
Katër personat dyshoheshin për plagosje dhe vrasje, ishin shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa Fitim Doda, i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar mbrëmë.
Të plagosur në këtë rast kishin mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halilaj dhe Bilall Kqiku, të cilët patën kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë.
Sijarina dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati.
Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.
Dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë dalë në pritë të dyshuarit Fitim Doda për t’iu hakmarrë për plagosjen në mesditë.
Në momentin kur ka ndodhur sulmi, bashkë me Dodën në veturë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe viktima Egzon Haziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.