Arrestohet gjakovari që vodhi 1 euro e 20 centë në kishë

| 14 Mar 2024 | 10:11 | Nga

Një person nga Gjakova është arrestuar nga Policia të mërkurën pasi ka kryer vjedhje në një kishë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte vjedhur 1 euro e 20 centë.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Nga Policia kanë thënë se rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë” për shkak se ka ndodhur në një objekt fetar.

Të ngjashme