Arrestohet gruaja që dyshohet se para një muaji rrahu të bijën

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar në Pejë nën dyshimin se e kishte rrahur vajzën e saj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti kishte ndodhur më 4 qershor në mbrëmje.

Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.

“Pejë / 04.06.2024 – 22:30. Është identifikuar dhe më pas arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që javë më parë e kishte rrahur vajzën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme