Arrestohet një person pasi që dyshohet se e ka kryer veprën penale ” “Keqpërdorim i Besimit” në Gjilan, duke i marrë mijëra euro të dëmtuarës.
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, ka zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro.
Me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare, raporton Ekonomia Online.
Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit, (tani më të dyshuarit)
(B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.
I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me Aktvendim të prokurorit PTH-Gjilan është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë.